Drenas, më 13.10.2010- Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku mori pjesë në takimin e parë për themelimin e “Këshillit për Veprim Rinor Lokal” në Drenas, i cili takim u mbajt në Sallën e Asamblesë Komunale të Drenasit.
Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku theksoi se janë të fokusuar tek rinia, duke analizuar problemet kryesore me të cilat ajo përballet, rolin që luan si dhe në gjetjen e rrugëve për ta fuqizuar edhe më shumë pjesëmarrjen dhe ndikimin e saj në përparimin e vendit. Në këtë takim z. Demaku e ka mbështetur KVRL e posa themeluar duke i’u ofruar dy zyre me të gjitha pasjet dhe një laborator me kompjuterë, për krijimin e një klime më të volitshme për Rininë e Drenasit.
Në takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport z. Agim Kastrati, zyrtarë tjerë komunalë, zyrtarë të GTZ si dhe ekipi komunal i OSBE-së.
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL), është formacion këshilluese i organizatave rinore, grupeve rinore joformale, të cilat veprojnë në nivelin lokal dhe përfaqësojnë interesat e organizatave rinore dhe të rinjve në përgjithësi, tek institucionet e pushtetit lokal dhe qendror.
Këshilli i përgjithshme përbëhet prej 19 antarëve, nga OJQ-të rinore, Grupet Lokale të Veprimit, grupet rinore jo-formale dhe nxënës të shkollave të mesme.