Drenas, 18.04.2012 – KKSB (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga FSK, zyrtarë nga Ministria përkatëse, OSCE dhe KFOR dhe mediet lokale.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Niveli i sigurisë në bashkësi
2. Ruajtja e ambientit dhe pastrimii deponive të egra dhe
3. Mbrojtja e lumenjve nga ndotja.
Kryesuesi i mbledhjes, z. Nexhat Demaku u ka uruar mirëseardhje të pranishmëve dhe bashkërisht kanë debatuar të gjitha brengat për sigurinë e qytetarëve. Këtij debati i kanë ndihmuar të gjithë pjesëmarrësit, kurse faktorët për sigurinë kanë kanë premtuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre me struktura drejt një jete komode në këtë sferë.
Zyrtarë nga institucionet qeveritare kanë njoftuar edhe për plotësime e ndryshime të akteve që rregullojnë lëmin e sigurisë në bashki.