Kërkesë për qytetarët të cilët hedhin mbeturinat inerte në deponinë në fshatin Llapushnik
Komuna e Drenasit, përkatësisht, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë kërkon nga qytetarët të cilët i përdorin deponinë për hedhjen e mbeturinave inerte në fshatin Llapushnik, që mbeturinat t’i hedhin në pjesën e brendshme të deponisë (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme) e jo në hyrje të saj.
Hedhja e mbeturinave në hyrje të deponisë po shkakton shumë pengesa, pasi po bllokon qasjen në pjesën e brendshme të saj, duke u pamundësuar qytetarëve tjerë hedhjen e mbeturinave.
Kjo gjendje e deponisë është duke u përsëritur tashmë disa herë, dhe DSHPE-ja vazhdimisht ka ndërhyrë për largimin e tyre deri në pjesën e brendshme të deponisë.
Andaj, me mirëkuptim kërkojmë që të mos hedhni mbeturina në hyrje të deponisë. Përndryshe, nëse gjatë inspektimit ndokush nga qytetarët zihet në flagrancë duke shkarkuar mbeturina inerte në hyrje të deponisë, do të gjobitet sipas legjislacionit në fuqi.