Strategjia komunale e E-qeverisjes në Drenas iu ofrua sot zyrtarëve të MAPL-së z.Flamur Mripa dhe të KE për të mbështetur projektet e këtij lëmi. Hapat e shënuar deri më tani në këtë komunë janë inkurajues, sepse ajo është në mesin e 7 komunave që përdorimin e aplikacioneve të E-qeverisjes e ka në nivel të lakmueshëm
Zyrtarët komunalë të Administratës, Shëndetësisë dhe Arsimit kanë artikuluar nevojat për mbështetje në E-qeverisjen e komunës, duke lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve, si dhe të shkurtojnë shpenzimet për pajisjen e qytetarëve me dokumente të nevojshme nga shërbimet e komunës.