Në Komunën e Drenasit u mbajt Kampanjë për Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në Nivelin Lokal i organizuar nga Komuna e Drenasit, Agjensioni Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, Komisioni për EE pranë AKK dhe GIZ-PEEK.
Fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e mori Xhemë Binaku-Drejtor i Administratës së Përgjithshme dhe Afrim Prokshi-Koordinator, ndërsa prezantimin e bazës ligjore për Efiçiencë të Energjisë e bënë z. Bedri Dragusha-Kryeshef i Agjensionit, z. Azem Mjaku-Anëtar i Komisionit të EE, z. Avni Sfishta-Ekspert për EE dhe BRE-GIZ, znj, Artë Dobra-Eksperte Lokale dhe z. Azem Mujku-Shef i Sektorit të Shërbimeve Publike në Gjilan.
Kampanja kishte për qëllim të promovoj, nxisë dhe njoftoj nivelin lokal sidomos nivelin vendimmarrës për obligimet që dalin nga Ligji për Efiçiencë të Energjisë si dhe nga aktet tjera nënligjore që rregullojnë këtë fushë dhe që janë ngushtë të lidhura me pushtetin lokal.
Kampanja përfundoi me pyetje dhe diskutime.