Duke pas parasyshë se numri i qenëve endacak në teritorin e komunes sonë është rritur dhe paraqet një rrezik përmanent për qytetarët e sidomos për fëmijët dhe nxënësit e shkollave, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ka filluar implementimin e projektit të hartuar dhe të aprovuar, pas kryerjes së procedurave të prokurimit është zgjedhur kompania fituese për kryerjen e këtij projekti Shoqata e Gjuetarëve “Drenica 1” nga Drenasi.
Aksioni për implementimin e këtij projekti sipas planit ka filluar nga data 17.03.2011, dhe pritet të përfundoj deri më 30.03.2011. Orari i kryerjes së aksioneve është bërë publik përmes mediave lokale dhe shpalljeve në vendet më të frekuentuara. Gjithashtu me këtë orar është njoftuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i si dhe për aksionin jemi në koordinim të plotë me gjithë administratorët e fshatrave. Monitorimin e këtij aksioni janë duke e bërë Komisioni i Zgjedhur Komunal dhe sipas raporteve që kemi deri më tani nga tereni, aksioni është duke u kryer me sukses dhe sipas planit si dhe nuk ka pasur problem apo vështirësi gjatë kësaj kohe.
Vlenë të theksohet se OJQ “Drenica 1” bartë të gjitha përgjegjësitë për realizimin e këtij projekti me përpikëri në bazë të kontratës së nënshkruar. Aksioni është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Drenasit duke parë parasysh rëndësinë e sigurisë së qytetarëve të Komunës sonë.
Për implementimin e këtij projekti në buxhetin e kësaj Drejtorie janë paraparë 5000 €.