Në kuadër të serisë së debateve me kryetarë të Komunave të Kosovës, sot u mbajt edhe në Drenas ky debat i Jeta Xharrës me kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku lidhur me shkallën e realizimit dhe përmbushjes së premtimeve elektorale. Debati kishte grumbulluar mjaft qytetarë dhe i njejti ka zgjuar interesimin e gjerë të tyre për debatin. Kryetari Demaku ka ofruar dëshmitë dhe arsyetimet për premtimet e kohës elektorale, që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të komunës së Drenasit para edhe një viti e gjysëm të mandatit për të përmbyllur edge realizimin e projekteve të premtuara.