Duke u bazuar në shkresën e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës që kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të procesit të reformës kushtetuese duke identifikuar alternativat dhe opcionet e mundshme për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave kushtetuese që ndërlidhen me zgjedhjen e Presidentit.
Gjatë muajit tetor Komisioni planifikon të zhvillojë konsultime publike me qytetarë në njëmbëdhjetë qytetet kryesore të vendit. Në organizimin e konsultimeve publike, komisioni do të mbështetet edhe nga koalicioni i organizatave të shoqërisë civile Demokracia në Veprim.
Andaj, në emër të Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës ju informoj se takimi me qytetarët e Komunës së Drenasit do të mbahet me datën 11 Tetor 2011, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Amendamentimi i Kushtetutës, që do të mundësojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, është një vendim shumë i rëndësishëm politik që tashmë ka zgjuar interesin edhe të publikut, prandaj Komisioni do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të siguruar që ky proces të jetë i hapur, transparent dhe sa më përfshirës që të jetë e mundur.