Informohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, që gravitojnë me vendbanime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, se nga data 17/12/2018 (ditë e hënë), fillon Kujdestaria e rregullt (punë me orar të zgjatur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 8:00 të mëngjesit) në këtë QMF për raste emergjente, sipas orarit të përpiluar nga Menaxhmenti i QKMF-së Drenas.