Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju informojmë se Komuna e Drenasit me mjetet e mbledhura nga tatimi në pronë ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës tuaj. Andaj sa më shumë të mbledhim mjete nga tatimpaguesit, aq më shumë projekte do të realizojmë.
Komuna e Drenasit në periudhën Janar-Shtator të vitit 2012 ka mbledhur nga tatimi në pronë mjete në shumë prej: 174.470,51 euro, me të cilat mjete ka financuar këto projekte kapitale:
– Ndërtimin e aneksit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiqina”-bashkëfinancim me USAID,
– Asfaltimi i rrugës në Krajkovë,
– Renovimi i Emergjencës në QKMF,
– Asfaltimi i rrugës në Baicë.
Ndërsa do të vazhdojë me financim të mjeteve për projekte kapitale edhe për periudhën në vazhdim të vitit fiskal 2012 (tetor-dhjetor).
– Asfaltimi i rrugës në Krajkovë,
– Renovimi i Emergjencës në QKMF,
– Asfaltimi i rrugës në Baicë.
Ndërsa do të vazhdojë me financim të mjeteve për projekte kapitale edhe për periudhën në vazhdim të vitit fiskal 2012 (tetor-dhjetor).