Me buxhetin komunal për vitin fiskal 2012 nga të hyrat e burimeve vetanake është planifikuar që të arkëtohen mjete në shumë prej: 804.228.00 euro. Sipas raportit financiar të nxjerrur nga SIMFK shihet se për periudhën janar-tetor janë arkëtuar mjete në shumë prej: 658.330,96 euro apo shprehur në përqindje 81.86% e objektivit vjetor.
Vetëm në muajin tetor janë arkëtuar 72.050,21 euro që nënkupton se për këtë muaj plani është tejkaluar +7,50 %. Krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar është tejkaluar objektivi 19.25%, ndërsa kur e shikojmë si periudhë raportuese e krahasuar me një vit më parë, objektivi është i tejkaluar për 11,30%.
Nëse shikojmë një nga një fushat e të hyrave nga të hyrat vetanake shihet se fusha e tatimit në pronë ka sjellur më së shumti të hyra brenda burimeve vetanake apo shumën prej: 191.781,51 euro, e krahasuar me objektivin (172,000 euro) kemi një tejkalim të objektivit prej: +11.50 %.
Vlenë të theksohet se ky trend pozitiv i realizimit të të hyrave nga burimet vetanake jep të kuptojmë se të gjitha objektivat e këtij viti fiskal për realizimin e projekteve do të realizohen 100%.