Pas takimit në zyre, Kryetari Demaku dhe z. Stock bënë inaugurimin e dy shadërvanëve në parkun e qytetit, projekt implementuar nga BE (projektet e fizibilitetit) program që është realizuar në Komunat e Rajonit Qendër.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti sot në zyrën e tij z. Christof Stock përfaqësues i Komisionit Evropian, ku biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Drenasit, njëherit Kryetari Demaku falenderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e shumë projekteve që kemi pasur me Komisionin Evropian si dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm në realizimin e projekteve me rëndësi për Komunën e Drenasit, njëra ndër to edhe objekti i Komunës dhe projekte tjera në Sektorin e Bujqësisë.
Pas takimit në zyre, Kryetari Demaku dhe z. Stock bënë inaugurimin e dy shadërvanëve në parkun e qytetit, projekt implementuar nga BE (projektet e fizibilitetit) program që është realizuar në Komunat e Rajonit Qendër.
Projekti për rregullimin dhe ndërtimin e dy shadërvanëve në parkun e qytetit, përballë sheshit “Fehmi Lladrocit” në Drenas, u realizua nga Agjensionin për Zhvillim Rajonal-Qendër si implementues i projekteve të BE-së në bashkëfinancim me Komunën e Drenasit.
Këta shadërvan do të pasurojnë ambientin e bukur në parkun e Drenasit, ku qytetarët do të kenë mundësi të freskohen me ujë të pijes.