Drenas, më 10.03.2011- Në objektin e ri të SHMT “Fehmi Lladrovci” në Drenas u bë inaugurimi i kabinetit të firmës ushtrimore për drejtimin e ekonomisë. Kabineti është donacion nga shteti i Austrisë, përkatësisht nga Kulturë Kontakti i Austrisë përmes firmës së z. Shiqeri Emërllahut “VIP Trading & Albi” ku janë dorëzuar të gjitha paisjet.

Ky kabinet do të shërbej për anën praktike të nxënësve të drejtimit të ekonomisë, të cilët do të aftësohen që pas kryerjes së shkollimit të mesëm profesionale të jenë të gatshëm për tregun e punës.