Informojmë qytetarët e Drenasit me aktivitetet të cilat kanë filluar të zhvillohen me rastin e shënimit të Ditës së Rinisë: Më datën 16.09.2016, u mbajt Tribuna Rinore në Sallën e Kuvendit, duke filluar nga ora 10:00. Më datën 19.09.2016, në Sheshin e Qytetit u mbajt ekspozita e Artistëve të Rinjë Figurativ.
Më 20.09.2016, u mbajt gara në volejboll (femrat) në Palestër të qytetit.
Ndërsa sot, më 21.09.2016, duke filluar nga ora 11:00 në shkollën “Rasim Kicina” do të mbahen gara në Pingpong dhe Shahë.
Me datën 22.09.2016, duke filluar nga ora 18:00, në Sheshin e Qytetit do të mbahet Koncert Rinor për të rinjët e Drenasit.