Me rastin e 14-vjetorit të rënies së heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina dhe bashkëluftëtarit të tij Ragip Halilaj, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Polac.
Kryetari Demaku ka vlerësuar lartë luftën qe ka bërë Rasim Kiçina dhe bashkëluftëtari i tij Ragip Halilaj duke thënë se vepra e tyre dhe shume prestarëve të tjerë të UÇK-së janë dëshmia me e madhe që ata kanë zhvilluar një luftë të drejt për lirin e vendit. Në përvjetorin e 14-të të shënimit të kësaj dite homazhe benë edhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe familjar.