Për nderë të 16-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku dhe përfaqësues tjerë komunalë të Drenasit qysh në orët e mëngjesit kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz.
Sot, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, Kryetari Demaku vendosi kurorë lulesh në Kompleksin Memorial në Prekaz. Familja Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme.