Kryetari i Komunës, Nexhat Demaku dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Istogu me bashkëpunëtorë sot bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh tek varrezat e të rënëve nga forcat kriminale serbe para 13 vitesh në fshatin Çikatovë e Vjetrë dhe atë Paklek i Vjetër. Drejtuesit komunalë të Drensit shprehën nderimin dhe respektin ndaj të gjithë atyre që ranë në luftën për liri e çlirim të Kosovës. Këto raste janë ndër më të rëndat kur dihet se në Çikatovë para 13 vitesh u ekzekutuan 24 civilë, trupat e të cilëve janë zhvarrosur dhunshëm nga okupuesit dhe sot e kësaj dite nuk ka ndonjë gjurmë për ta, përderisa Pakleku shënon edhe një rast sui generis, ku janë vrarë, masakruar dhe djegur 54 civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë, gra, pleq e tjerë dhe të gjithë ata janë varrosur në një varrezë të përbashkët, kurse nu mund të bëhet ADN-ja e tyre, ndërkaq familjarët nuk mund të marrin certifikata të vdekjes as pas 13 viteve nga kjo ngjarje kriminale serbe.