Zyrtarë komunalë nga pjesa ekzekutive dhe legjislative kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe të martirëve nëpër të gjitha lokalitetet e komunës së Drenasit një ditë para 14 Qershorit -Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune Grupe të përbashkëta kanë nderuar të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke u vënë edhe lule të freskëta në varreza. Ndërkaq, drejtuesit komunalë kanë qenë në Kompleksin Memorial të Jasharëve në Prekaz për nderim, pastaj në Varrezat e Palacit.