Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën gjermane GIZ, Grupi Punues nga Komuna e Drenasit, kompania "Pastrimi" dhe organizata jo-qeveritare CEDE kanë zhvilluar një punëtori në kuadër të projektit "Qendrueshmeria e Shërbiemve Komunale" në fokus përmirëimi ne menaxhimin e mbeturinave në teritorin e Komunës dhe zgjerimi i tyre. Për të krijuar një ambient sa më të pastër në vendin ku jetojmë dhe për të ofruar qytetarëve një shërbim sa më efikas për menaxhmin e mbeturinave, organizata gjermane GIZ ka mbledhur Grupin Punes në Shqipëri për të zhvilluar një punëtori për planifikimin dhe menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Drenasiti si dhe zgjerimin e shërbimit edhe në vende tjera që ende nuk është i mbuluar ky shërbim. Të pranishëm në këtë punëtori dy ditore ishin përfaqësuesit nga Komuna e Drenasit, të Mitrovicës dhe Gjilanit. Fillimisht është diskutuar për mundësin e krijimit të një ndërmarrje publike për menaxhimin e mbeturinave, kompanie private ose të partneritetit publiko-privat, pastaj po ashtu të përgaditet nga Komunat plani komunal i veprimit për tri vitet e ardhshme për menaxhimin e mbeturinave, përcaktimi i kostos operacionale dhe tarifave, sasia dhe lloji i mbeturinave, riciklimi i tyre dhe mbledhja. Në kuadër të këtyre aktiviteteve për tre vitet e ardhshme, GIZ do mbështes Komunat partnere për hartimin e një rregulloreje komunale për menaxhimin e mbeturinave dhe përgaditjen e planit të veprimit për menaxhimin e mbeturinave. Dita e parë e punëtorisë është zhvilluar me temën e zgjerimit për menaxhimin e mbeturinave ku janë caktuar objektivat; zgjerimi i shërbimeve, eleminimi i deponive të egra,rritja e shkallës së inkasimit, ndërsa tek aktivitetet janë caktuar identifikimi i klientëve, amvisërive, bizneseve, takimet me përfaqësues të fshatrave, banorë, biznese, të bëhët informimi i shërbimeve, shpërndarja e kontratave, pastrimi i deponive ilegale, po ashtu janë caktuar edhe afatet kohore të të gjitha këtyre aktiviteteve që do të kryhen. Në kuadër të kësaj tryeze po ashtu është diskutuar edhe riorganizimi i shërbimeve në qytetin e Drenasit dhe përcaktimi i lokacioneve për mbeturinat nga ndërtimi, apo demolimi. Në ditën e dytë, Grupi Punues do të bejë një vizit studimore në Komunën e Lezhës për marrjen e përvojave.
