Në kuadër të bashkëpunimit të vazdhueshëm me organizatën gjermane GIZ, Grupi Punues nga Komuna e Drenasit, përfaqëues nga kompania "Pastrimi" dhe organizata jo-qeveritare CEDE kanë zhvilluar një punëtori në kuadër të projektit "Qëndrueshmeria e Shërbimeve Komunale" për të filluar hartimin e Planit Komunal për Menaxhimit të Mbeturinave.
Komuna e Drenaist, prioritet në vitet e kaluara, këtë vit dhe vitet e ardhshme i ka kushtuar rëndesi të veçant projektit për menaxhimin e mbeturinave për të krijuar një ambient sa më të pastër në vendin ku jetojmë dhe për t’i ofruar një shërbim sa më efikas qytetarëve të saj. Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën GIZ, Komuna e Drenasit deri më tani ka arritur të përfshijë në sistem të menaxhimit të mbeturinave 52 për qind të territorit të Komunës si dhe synim ka që ky shërbim të shtrihet qind për qind në gjithë territorin e saj. Grupi Punues ka zhvilluar një punëtori në Bogë të Pejës për hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave dhe në këtë punëtori poashtu pjesëmarrës ishin edhe Komunat partnere me GIZ, Peja dhe Gjilani. Në këtë punëtori fillimisht i është bërë një analizë e gjendjes aktuale të menaxhimit të mbeturinave në Komunat pjesëmarrëse si dhe identifikimi i qështjeve kyçe, revidimi i të dhënave në dispozicion nga Drenasi, Peja e Gjilani. Po ashtu është bërë prezentimi i projektit për zhvillim të Planeve Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave për pesë Komunat e Kosovës (Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Peja dhe Gjilani) dhe familjarizimi i Komunave me metodologjinë që duhet ndjekur dhe kornizat për zhvillimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Në këtë punëtori janë caktuar edhe afatet kohore për hartimin e PKMM-së.