Mbi 90 për qind e e territorit të mbjellur më kulturë të grurit në Drenas ka përfunduar korrje shirja dhe rendimentet mesatare janë sillur rreth 3000 deri në 3500 kilogram për hektar.
Fushata e korrje shirjes në Komunën e Drenasit është në përfundim e sipër. Sipas raportit të Komisionit për monitorimin e fushatës së korrje shirjes, deri me tani janë korrur mbi 90 për qind e sipërfaqeve të mbjellura me grurë. Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Eknomik, z.Skender Hasi tha se fushata e korrje shirjes ka filluar me datë 08.07.2014 dhe fushata ka shkuar shumë mirë pa ndërprerje të reshurave të shiut, ndërsa rendimentet mesatare sillen afro 3000 deri në 3500 kilogram për hektar, ndërsa mesatarja ka shkuar në 2500 kilogram për hektar dhe masimalja në 4500 kilogram, varësisht nga tereni, ka treguar drejtori Hasi. Çmimi i caktuar prej 100 euro për hektar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik është respektuar nga të gjithë autokombanjerët. Këtë vit në Komunën e Drenasit kanë qenë të mbjellura 4200 hektar me drithëra të bardha dhe ne bazë të rendimenteve pritet te grumbullohen afro 15.200 ton me grurë dhe ne bazë të numrit të banorëve që ka Komuna e Drenasit është siguruar buka për këtë vit. Drejtori Hasi ka thënë se rendimentet nuk kanë qenë të kënaqshme këtë vit, pasi që kushtet atmosferike ishin jo të mira për kulturën e grurit. Për kryerjen e fushatës së korrje shirjes në Drenas ishin të angazhuara 65 autokombajna me pronar nga Komuna e Drenasit.