Etiketa ofron një mënyrë për të matur përputhshmërinë e punës së bashkive me 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike të Këshillit të Evropës.
Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA është bartëse e akreditimit nga Këshilli i Evropës për zbatimin e projektit “Çmimit Evropian të Ekselencës në Qeverisje (ELoGE) në Kosovë”. Projekti synon të mbështesë njësitë e qeverisjes vendore për të përmirësuar standardet e tyre dhe për të ofruar shërbime me cilësi të lartë brenda qeverisjes vendore.
Pyetësori i bashkangjitur synon të vlerësojë punën e komunës suaj duke e krahasuar atë me 12 parimet e qeverisjes së mirë demokratike të Këshillit të Evropës. Për ta përfunduar do t’ju duhen 5 minuta.
Lusim gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë proces duke plotësuar pytësorin për Çmimin Evropian të Ekselencës në Qeverisje në Kosovë.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd5ygims9NLeyp2-DuYCkbjKApWtDUnil0g-269bigG9MSrCA/viewform?fbclid=IwAR3zEO76i5FpZJpu4nuFQBBJ84rUZXDpBs9bUVF0lGqRQB03g-w7KeqJdAo