Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik edhe këtë vitë do të vazhdoj të mbështes mbjelljet vjeshtore dhe pranverore për: Grurë misër,luledielli dhe farë gruri përmes pagesave direkte.
Niveli i mbështetjes planifikohet të jetë:
-grurë———————————125€ për ha.
– misër dhe luledielli ____ 100 € për ha.
-farë gruri ————————- 225€ për ha.
Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:
· Të kenë mbjellë së paku 2 ha tokë me grurë në pronësi;
· Të kenë mbjellë së paku 1 ha tokë me misër në pronësi;
· Të kenë mbjellë së paku 1 ha tokë me luledielli në pronësi;
· Të kenë mbjellë minimum 5 ha dhe maksimum 100 ha me grurë për prodhimin e farës së grurit;
· Parcela e mbjellë me grurë, misër ose luledielli,duhet të jetë në minimum 0.20 ha e pandarë;
· Parcela e mbjellë me grurë për prodhimin e farës së grurit, duhet të jetë në minimum 1 ha e pandarë;
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
- Konfirmim nga banka se xhirollogaria bankare është valide, rrjedhëse ne emër të aplikuesit;
- Dëshminë nga kadastra për sipërfaqen e tokës së punueshme ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmëri të tokës bujqësore;
- Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit, për personat juridik;
- Kontrata për sipërfaqen e marrë me qira, duke bashkangjitur fletën poseduese të qiradhënësit;
- Dëshmi për pagesën e tatimit në pronë.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 45 ditë kalendarike duke filluar prej datë: 03.02.2014 deri me 19.03.2014
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtoratit Komunal për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik-Sektori i Bujqësisë në Drenas përmes programit sLPIS
Sqarim:
· Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje.
· Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar nuk do të pranohet për shqyrtim.
Për çdo informatë më të detajuar lajmërohuni në Sektorin e Bujqësisë DBZHE Komuna e Drenasit.