FTESË
Tetori – Muaji ndëkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të marrin pjesë në ligjeratën me temë “Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij”, si dhe pas ligjeratës në ecjen “Një hap kundër kancerit të gjirit”.
E premte me 21.10.2022, ora 11:00, në Sallen e Kuvendit.
Ligjerata do të mbahet nga Qendra e Mjekësisë Familjare Drenas, radiologu Dr. Shkelzen Gashi.
Nisja fillon para Komunës së Drenasit deri tek sheshi “Fehmi Lladrovci”.
Organizuar nga: KNJKDNJ, ZBGJ në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambleiste, Komitetin për Barazi Gjinore dhe OJQ-të – Komuna e Drenasit.