Ftesë për themelimin e Grupit jo formal të Grave nga Asambleja komunale
Njësia për mbrojtje nga diskriminimi, drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, për datën 24.06.2022 në sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 09:30 fton të gjitha gratë asambleiste të marrin pjesë për themelimin e Grupit jo Formal të Grave nga Kuvendi Komunal i Drenasit.
Grupet jo formale të grave, mesin një nder mekanizmat adekuat në trajtimin e nevojave të grave në nivel lokal. Trajtimi i problemeve, mbrojtja e zërit dhe përfaqësimi i grave nga grupet jo formale në drejtim të institucioneve lokale, mbetet një çështje e rëndësisë së veçantë.
Themelimi i grupit jo formal të grave, ka për synim, fuqizimin dhe konsolidimin e grave në qeverisje lokale, ndaj ftohen që të gjitha gratë asambeiste të marrin pjesë në këtë takim.