Duke u bazuar në Qarkoren Buxhetore 2015/1 për Komuna, Komuna e Drenasit ka filluar planifikimin e buxhetit për vitet fiskale 2015/2017 dhe me qëllim që të përgatitet një plan sa më i mire i shpërndarjes së parasë publike: Ftesë për të kontribuar në planifikim të buxhetit 2015-2017
Ftesë për të kontribuar në planifikim të buxhetit 2015-2017
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës së Drenasit ju bën ftesë qytetarëve, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe profesionistëve që të marrin pjesë dhe të kontribojnë në përgatitjen sa më të mirë të procesit të planifikimit të prioriteteve për buxhetin 2015/2017.
Nga Bordi i Drejtorëve është vleresuar së faza e parë e planifikimit të buxhetit do të përfundojë brenda muajit qershor si kërkesa fillestare dhe me qëllim që paraja publike të orientohet aty ku reflekton drejpërsëdrejti në të mirën e qytetarëve, me këtë rast është kërkuar ndihma e qytetarëve. Përndyshe komuna do të organizojë edhe dëgjime buxhetore sipas kalendarit që do të përcaktohet mbi bazën e Qarkores Buxhetore 2015/2017 që do të lëshojë MF-i nga mesi i muajit maj të këtij viti.
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë strategji fiskale janë të lirë të kontribojnë çdo ditë tek resorset përkatëse.
Ju mirëpresim!