Komuna e Drenasit ka përgatitur Pojekt – Kornizen Afatmesme Buxhetore Komunale 2015- 2017, dokument ky i cili do të jetë bazë për përcaktimin e sektorëve prioritarë të zhvillimit dhe identifikimin e prioriteteve në Komunë dhe shpërndarjen e të hyrave komunale për periudhën 2015-2017, andaj ftojmë qytetarët për pjesëmarrje në takim lidhur me diskutimin e prioriteteve strategjike për vitet 2015-2017.
Komuna e Drenasit organizon takimin me publikun më datën 23.06.2014 (ditë e hënë) në Sallën e Kuvendi të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 11:00.
Komuna e Drenasit do t’i mbaj tri dëgjime të ardhëshme publike gjatë procesit të përpilimit buxhetor që do të përfundoi në mbarim të muajit shtator 2014. Gjatë secilit seksion, qytetarët do të kenë mundësi ndikimi në planet e Komunës dhe do të debatojnë rreth sygjerimeve të mëhershme.