Komuna e Drenasit, fton qytetarët për dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2013-2015.
Qytetarët e Bushatit me rrethinë të Komunës së Drenasit me datën 04.09.2012; të Drenasit me rrethinë me datën 05.09.2012; të Tërstenikut me rrethinë me datën 06.09.2012 dhe të Gllanasellës me rrethinë me datën 10.09.2012, do të kenë rastin që të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Komuna, për t’u informua lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa finale të paraqitura për strategjinë fiskale 2013-2015. Qytetarët e Komunës së Drenasit kanë mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioritetit të Komunës.
Komuna e Drenasit do të organizoi takimin me publikun më datën 04.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Bushat; më datën 05.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Çikatovë të Re; më datën 06.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe më datën 10.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhevë Lladroci” në Gllanasellë, prej orës 16:00 deri në ora 18:00.
Dëgjimi i dytë publik do t’i ofroi një mundësi qytetarëve për të dëgjuar prioritetet komunale për vitet 2013-2015, së bashku me Kryetarin e Komunës dhe Bordin e Drejtorëve dhe për t’i dhënë sygjerimet e duhura. Në këtë fazë të procesit të planifikimit buxhetor për vitet 2013-2015, me organizimin e dëgjimit publik. Komuna e Drenasit ka për qëllim të ftoi qytetarët në përcaktimin e prioriteteve të Komunës si dhe në krijimin e planeve për përmbushjen e tyre.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces do të ketë vlerë të madhe, pasi që do të na mundësoi që më mirë t’i kuptojmë dhe shërbejmë nevojave të qytetarëve. Komuna e Drenasit, ka për qëllim që të bëhet institucion për qeverisje lokale që do të ofroi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e saj. Nëpërmjet këtyre dëgjimeve të ardhëshme publike, ne duam t’i motivojmë qytetarët tanë për t’u angazhuar më shumë në punën e Komunës sonë dhe t’i ndihmojmë drejtoritë – zyret tona në formulimin e qartë të planeve të tyre.
Komuna e Drenasit do t’i mbaj tri dëgjime të ardhëshme publike gjatë procesit të përpilimit buxhetor që do të përfundoi në mbarim të muajit shtator 2012.Gjatë secilit seksion, qytetarët do të kenë mundësi ndikimi në planet e Komunës dhe do të debatojnë rreth sygjerimeve të mëhershme.
Ftojmë qytetarët që të vijnë në të gjitha dëgjimet publike pasi që ne duam që t’i dëgjojmë brengat e tyre dhe duam që të shohim sa më shumë qytetarë në degjimin e dytë publik që do të mbahët me 04.09.2012, më 05.09.2012, më 06.09.2012 dhe më 10.09.2012 nga ora 16:00 deri në 18:00 në Bushat, Çikatovë të Re, Tërstenik dhe Gllanasellë.