Komuna e Drenasit më datën 18.06.2015, do ta organizoi takimin me publikun në ndërtesën komunale, kati i dytë ( Salla e Kuvendit Komunal) prej orës 10:00.
Komuna e Drenasit, fton qytetarët për dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2016-2018.
Qytetarët e Komunës së Drenasit me datën 18.06.2015 kanë rastin që të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Komuna, për t’u informua lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa fillestare të paraqitura për strategjinë fiskale 2016-2018. Qytetarët e Komunës së Drenasit kanë mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioritetit të Komunës.
Komuna e Drenasit më datën 18.06.2015, do ta organizoi takimin me publikun në ndërtesën komunale, kati i dytë ( Salla e Kuvendit Komunal) prej orës 10:00.
Dëgjimi i parë publik do t’i ofroi një mundësi qytetarëve për të dëgjuar prioritetet komunale për vitet 2016-2018, së bashku me Kryetarin e Komunës dhe Bordin e Drejtorëve dhe për t’i dhënë sygjerimet e duhura. Në këtë fazë të procesit të planifikimit buxhetor për vitet 2016-2018, me organizimin e dëgjimit publik. Komuna e Drenasit ka për qëllim të ftoi qytetarët në përcaktimin e prioriteteve të Komunës si dhe në krijimin e planeve për përmbushjen e tyre.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces do të ketë vlerë të madhe, pasi që do të na mundësoi që më mirë t’i kuptojmë dhe shërbejmë nevojave të qytetarëve. Komuna e Drenasit, ka për qëllim që të bëhet institucion për qeverisje lokale që do të ofroi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e saj. Nëpërmjet këtyre dëgjimeve të ardhëshme publike, ne duam t’i motivojmë qytetarët tanë për t’u angazhuar më shumë në punën e Komunës sonë dhe t’i ndihmojmë drejtoritë – zyret tona në formulimin e qartë të planeve të tyre.
Komuna e Drenasit do t’i mbaj tri dëgjime të ardhëshme publike gjatë procesit të përpilimit buxhetor që do të përfundoi në mbarim të muajit shtator 2015.Gjatë secilit seksion, qytetarët do të kenë mundësi ndikimi në planet e Komunës dhe do të debatojnë rreth sygjerimeve të mëhershme.
Ftojmë qytetarët që të vijnë në të gjitha dëgjimet publike pasi që ne duam që t’i degjojmë brengat e tyre dhe duam që të shohim sa më shumë qytetarë në degjimin e parë publik që do të mbahët me 18.06.2015, në ora 10:00 në ndërtesën tonë komunale.
Me respekt!