Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju bejmë thirrje qe të bashkëpunoni me Komunën e Drenasit për të paguar obligimet e juaja të tatimit mbi pronën, pasi që mjetet e grumbulluara ekskluzivisht mbesin në Komunë dhe ato adresohën për shërbimet e juaja infrastukturore. Më poshtë gjeni edhe thirrjen e Komunës për pagesën e tatimit mbi pronën, ndërsa te theksuar e keni edhe sanksionet e mundshme për mos kryerjen e obligimeve. • Qytetarë të Komunës së Drenasit paguani tatimin mbi pronë!
• Tatimi mbi pronë ekskluzivisht mbetët në Komunë!
• Parat e arkëtuara nga tatimi mbi pronë do të shfrytëzohën për nevojat e juaja!
• Paguani tatimin mbi pronë, nëse keni dëshirë të keni infrastrukturë më bashkëkohore!
• Tatimi mbi pronë ndihmon drejtpërsedrejti në përmirësimin ë kushteve të jetës së qytetarëve të komunës së Drenasit!
• Tatimi mbi pronë mundëson zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Komunës së Drenasit!
• Tatimi mbi pronë nuk është i lartë, por përfitimet nga tatimi janë të mëdha dhe në dobin tuaj!
• Implementimi i suksesshëm i tatimit mbi pronë, krijon një bazë fiskale që do të rritët me rritjen e ekonomisë!
• Nëse ju nuk e paguani tatimin mbi pronë, bëheni pengesë për zgjedhjen ë problemeve dhe jeni kundër progresit.
• Puntorë të ndëruar të Arsimit, Shëndetësisë, Administratës Komunale si dhe të Shërbimeve tjera Publike, paguani Tatimin mbi Pronë!
• Pagimi i tatimit mbi pronë, nga ana e juaj, duhët të bëhët më publicitet dhe krenari!
• Shembulli i juaj, i pagimit të tatimit mbi pronë, do të shërbejë si shembull i mirë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Drenasit.
• Komuna ka nën autoritet të drejtën që të zbres ngarkesat e papaguara të tatimit mbi pronë nga pagat e punëtorve!
Ekzistojnë sanksione për individë të cilët nuk paguajn tatimin mbi pronë dhe atë, si vijon:
1. Ngarkesë e saktë e ndëshkimit dhe kamatës pas 30 qershorit, për këstin e parë dhe 31 dhjetorit për këstin e dytë.
2. Jo- ripërtrirja apo revokimi i lejeve të biznesit,
3. Mos rexhistrimi i pronës në kadastër,
4. Refuzimi i shërbimeve komunale, dhe atë;
a) Lejet e ndërtimit,
b) Lejet e vozitjes,
c) Lejet e punës,
d) Regjistrimi i pronës,
e) Leja për automjete dhe
f) Shërbimet tjera komunale.