Në bazë të neneve 40 dhe 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, neneve 36, 41 dhe 42, pika 42.2, të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), si dhe nenit 3, pika 3.7 dhe nenit 12, pika 12.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Burim Bujupi,
THËRRET
mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më 30 korrik 2026 (e enjte), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
Rend dite
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kuvendit Komunal, të mbajtur më 29.06.2026;
2. Shqyrtimi i Raportit të Punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për periudhën janar–qershor 2026;
3. Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën janar–qershor 2026;
4. Të ndryshme.