Në bazë të Vendimit nr. 12-030-786, datës 04/01/2018 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ju drejtoj këtë:
F T E S Ë
Për anëtarët e KKSB-së, që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja do të mbahet më 25.10.2018, nga ora 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Rendi i punës:
- Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 11.09.2018
- Informim rreth situatës së krijuar pas fuzionimit të tri paraleleve shkollore, nga DKA
- Njoftim rreth themelimit të KLSP-ve në Komoran, nga Stacioni Policor në Drenas
- Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të diskutojnë çështjet e rendit të ditës.
Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.