Në bazë të vendimit numër 12-030-786 i datës 04/01/2018 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në emër të kryetarit të të Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju drejtoj këtë ftesë gjithë anëtarëve të këtij këshilli që të marrin pjesë në mbledhjen e radhës për të diskutuar zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar të mbahet me datën 01/06/2018 ( e premte ) duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Mbledhja do zhvillohet me këtë rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 03/04/2018
- Parandalimi i dukurive negative
- Qentë endacak
- Njoftim rreth procesit të zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave në Komunën e Drenasit
- Të ndryshme
| Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit. |