Në bazë të nenit 44 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 34,37 të Statutit të Komunës së Drenasit, Udhëzimit Administrativ Nr.02/2015 për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, neni 6, si dhe me kërkesë të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci me nr. 01.060/01-37769 dt. 03.09.202, Kuvendi i Komunës me dt. 09.09.2026 (ditë e mërkurë) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Rrezikimi i shëndetit publik, në veçanti në shkolla, si pasojë e mungesës së tejskajshme dhe alarmante të furnizimit me ujë të pijshëm, si rezultat i mosriparimit të pompave në Bivolak të Vushtrrisë nga ana e KRU “Prishtina”, mosfunksionalizimit të burimeve sekondare të ujit në territorin e Komunës së Drenasit (Krajkovë, Gjurgjicë, Arllat, Kishnarekë, Baicë, Sankovc etj.), si dhe mostrajtimit të investimeve të Komunës nga ana e KRU “Prishtina” për ujin e pijes në fshatrat e Komunës së Drenasit.
Me qëllim të informimit të qytetarëve për çështjen e furnizimit me ujë, kundërshtimit të gjendjes së renduar, rrezikimi i shëndetit publik për munges të ujit të pijes dhe sfida e fillimit të vitit të ri shkollor, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Drenasit ftohen përgjegjësit e KRU “Prishtina” për të na informuar rreth gjendjes së furnizimit me ujë