Duke u bazuar në nenin 8.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, tek procedurat për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës, Kryetari i Komunës, bënë:
Ftesë
për konsultim publik
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës së Drenasit ju bën ftesë qytetarëve, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe profesionistëve që të marrin pjesë dhe të kontribojnë në përgatitjen sa më të mirë të propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës sa i përket Drejtorateve Komunale.
Takimi do të mbahet më 14.03.2018, ora 14:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës.
Nga komisioni për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës sa i perket Drejtorateve komunale është vlerësuar se pasi është shqyrtuar dhe ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa, pastaj në shqyrtimin fillestar në mbledhjen e datës 01.03.2018 të Kuvendit të Komunës, më qëllim që qytetarët, OJQ-ve, shoqëria civile dhe profesionistët të kontribojnë drejpërsëdrejti më këshilla, vërjejtje në këtë ndyshim dhe plotësim të Statutit të Komunës, i ftojmë që të kontriboni në aspektin e krijimit të dy Drejtorateve të reja dhe modifikimin e detyrave dhe përgjëgjësive të dy Drejtorateve ekzistuse.
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë ndyshim dhe plotësim të Statutit të Komunës janë të lirë të kontribojnë.
Ju mirëpresim!