Ftesë për debat publik për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar
Duke u bazuar në Nenin 57 të Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit Nr.03/L-025, operatori i kompanisë “Gentipharm” Sh.p.K Fabrikë për prodhimin e barnave farmaceutike, Korroticë e Epërme, Gllogoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar
Njoftohet publiku i interesuar se me datë: 31.03.2021, në ora 10:00 në hapësirat e Gentiparm, në Parkun e Biznesit, në Korroticë të Epërme do të organizohet debat publik nga operatori i kompanisë “Gentipharm” Sh.p.k, fabrikë për prodhimin e barnave farmaceutike në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambienti.
Debati publik do të organizohet për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.