Në bazë të Vendimit nr. 06-7088, datës 13/02/2014 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju drejtoj këtë:
F T E S Ë
Ftojmë të gjithë antarët e KKSB-së, që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 16/05/2017, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 16/02/2017;
2. Njoftim rreth projektit për qenët endacak;
3. Ushtrimi fushor i FSK-së dhe mbajtja e konferencave;
4. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.