Në bazë të Vendimit nr. 06-7088, datës 13/02/2014 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju drejtoj këtë ftesë gjithë anëtarëve të këtij këshillit që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e radhës është caktuar për datën 30/06/2017, me fillim në orën 16:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës. Ndërsa rend dite do të jenë këto pika;
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 16/05/2017;
2. Mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe përgatitja e zgjedhjeve locale të 22 tetorit
3. Njoftim rreth projektit për qenët endacak dhe trajtimi i tyre
4. Gjendja e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror dhe zjarrëveniet fushore;
5. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.