Inspektoriati Policor i Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, ICITAP-in dhe divizionin për siguri në bashkësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të enjten (09.06.2016) duke filluar nga ora 10:30 në sallën e Kuvendit, do të mbajnë një tryezë të rrumbullaktët për të diskutuar temen "Inspektoriati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës".
Ndaj, ftohën të gjithë anëtarët e Ekipve Vepruese për Siguri në Bashkësi ( EVSB ), Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB ), anëtarët e Komitetit për Komunitete, anëtarë të Kuvendit të Komunës, administrator të fshatrave dhe gjithë qytetarë të Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në këtë tryez. Organizimi i këtij aktiviteti ka për qëllim që Inspektoriati Policor i Kosovës, të jetë më afër qytetarëve të Kosovës duke ofruar informacione për fushë-veprimtarinë e IPK-së dhe projektet e iniciuara si; hapja e zyrave rajonale të IPK-së, kutia e ankesa dhe linja e kaltër. Në këtë takim do të marrë pjesë, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, z.Imer Thaqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, z. Arben Vrajolli nga Inspektoriati Policor i Kosovës, Arbër Beka po ashtu nga IPK-ja si dhe komandanti i Stacionit Policor në Drenas, z.Driton Morina. Të pranishmit kanë të drejtën e diskutimeve për menkanizmat e ankesave në IPK dhe tema të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit dhe sigurisë publike.
Jeni të mirëseardhur!