Mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, ju drejtoj këtë: F T E S Ë Që të marrni pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 22.08.2016, ditë e hënë, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 30.06.2016,
2. Informatë rreth furnizimit me ujë të pijes në territorin e Komunës së Drenasit, nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”
3. Informim rreth planit për tryezën e rrumbullakët me MPB-në dhe anëtarët e Forumeve Lokale të Sigurisë (KKSB, EVSB dhe KLSP)
4. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.