Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, për ditën e 24 Majit, do të zhvilloj aktivitetin e radhës me moton "Ta pastrojmë Kosovën". Aktiviteti do filloj me datën 24.05.2017 nga ora 10:00 në sheshin "Fehmi e Xhevë Lladrovci". Ky aktivitet merreT me qëllim të pastrimit të hapësirave publike dhe largimin e depinonive ilegale në disa lokacione të Komunës sonë. Aktiviteti do të zgjasë deri në ora 14:00 dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kërkon nga të gjitha subjektet e përfshira në këtë aktivitet të ndihmojnë me mundësitë e tyre si me mekanizëm, po ashtu edhe me mjete të tjera të punës që nevoiten për këtë ditë. Aktiviteti "Ta pastrojmë Kosovën", tani më është bërë tradicional dhe organizohet ne gjithë vendin. DSHPE-ja, me qëllim të koordinimit, kërkon paraprakisht të konfirmojnë pjesëmarrjen të gjithë të interesuarit me datën 23.05.2017 deri në ora 14:00.