Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëfinancim të Komunës së Drenasit kanë nisur punimet për rregullimin në zhavor të rrugës së fshatit Vërboc, përkatësisht nga lagja Dobra deri tek përmendorja e komandantit Ilaz Kodra dhe rrugën deri tek lagja e Beqirve. Gjatësia e kësaj rruge është mbi 3 kilometra dhe ka një rendësi të vaçant ngase lidhet edhe me fshatin Qyrez të Komunës së Skenderajit.
Pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Vërboc dhe Komunës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për rregullimin e rrugës në fshatin Vërboc, përkatësisht nga lagja Dobra deri tek përmendorja e komandantit Ilaz Kodra dhe te lagja e Beqirve. Kjo rrugë ka një gjatësi prej më shumë se 3 kilometra dhe do të zgjerohet dhe do të përgaditet me zhavor. Mjetet teknike për rregullimin e kësaj rruge janë të FSK-së, ndërsa Komuna ka marrë obligim të kryej shpenzimet e derivateve përmës programit eknomik të shpënzimeve për bashkëfinancim të projekteve.