Florjan Smakiqi zgjidhet sportisti i vitit 2018
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, të premten ka mbajtur manifestimin për zgjedhjen e sportistëve me të dalluar të vitit 2018.
Në ketë manifestim merrnin pjesë, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, asamblistë, drejtor të drejtorive komunale, presidenti i Klubit të Futbollit Feronikeli Naser Ramaj, kryetar të klubeve sportive, sportist e sportdashës.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti, ku ka falënderuar të gjitha klubet sportive për rezultatet e arritura gjatë vitit 2018. Lladrovci ka kujtuar edhe punën e palodhshme të të ndjerit Fadil Vokrri për të cilin edhe ka ndarë mirënjohje post mortem. Mirënjohje ka ndarë edhe për reprezentacionin e Kosovës në futboll, Herolind Shala, për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, Stacionin Policor në Drenas dhe Federatën e Futbollit tw Kosovës.
Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu e cila ka thënë se Drenasi krenohet me talentet e rinj ne të gjitha disiplinat sportive dhe ka shtuar se Komuna është duke përkrahur secilin projekt për të përmirësuar kushtet e sportistëve në ndërtimin e fushave sportive, renovimin e stadiumit të qytetit si dhe subvencionimin e klubeve sportive.
Manifestimin e ka përshëndetur edhe Kryetari i Federatës sw Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili ka thënë se Drenasi ka shumë talent me të cilët është krenar e gjithë Kosova.
Fillimisht janë ndarë mirënjohje për veteranët e sportit të Komunës së Drenasit, për Fetah Elshani dhe Nexhmedin Bardhi, kurse mirënjohje post mortem i është ndarë Ismet Lestranit.
Për kontributin e dhënë dhe përmirësimin e kushteve dhe rregullimin e infrastrukturës sportive, me mirënjohje është nderuar Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa si meritor për themelimin e klubeve të reja dhe ndihmën financiare të klubeve sportive me mirënjohje është nderuar Kryetari i Klubeve Sportive “Feronikeli”, Naser Ramaj.
1. Sportit i vitit 2018 është shpallur Florjan Smakiqi, futbollist i Klubit Feronikeli.
2. Liridona Kurrumeli – volejbolliste e Klubit Feronikeli
3. Astrit Thaqi – futbollist në KF Feronikeli
4. Kaltrina Fejza – volejbolliste në KV Gryka
5. Amrush Bujupi – futbollist në KF Drenasi
6. Meriton Lladrovci – hendbollist në KH Drenica
7. Besart Qorri – hendbollist në KH Drenica
8. Shkelqim Mulaku – boksier i KB Drenasi
9. Greseta Berisha – futbolliste në KF Feronikeli
10. Avni Zymberi – basketbollist i KB Feronikeli
Klubi më i suksesshëm është shpallur Klubi i Futbollit Feronikeli
Trajneri më i mirë, Faruk Elshani nga KF Feronikeli
Gjyqtari më i mirë, Arben Halili
Pedagogu më i mirë sportiv, Agron Dubovci
Punëtori sportiv, Arton Hajdari
Epitetet e Shpresës sw vitit i ka takuar; Butrit Ademi, Lorent Morina dhe Alfred Franca
Epiteti i me të mirit nga U10 i ka takuar Shaban Vrellaku, futbollist nga Shkolla e Futbollit Feronikeli
Epiteti i me të mirit nga U11 i ka takuar Erjon Cakiqi, futbollist nga Shkolla e Futbollit Feronikeli
Epiteti i me të mirit nga U13 i ka takuar Erion Mala nga Shkolla e Futbollit Feronikeli
Epiteti i me të mirit nga kadetët i ka takuar Albina Halilaj, volejbolliste e Klubit tw Volejbollit Feronikeli.
Me mirënjohje të veçantë i propozuar nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shpërblyer reprezentuesi i Kosovës në grup moshën e tij kadet Adonis Qorri, futbollist i Shkollës së Futbollit Feronikeli
Epiteti më i mirë Junior nga Klubi i Shigjetarisë Feronikeli është shpallur Drenis Mala, ndërsa ne të njëjtën kategori, më e mira nga femrat u zgjodh Fatlinda Ramaj.
Çimet për sportistët me të dalluar të vitit 2018 janë përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues, i përberë nga kryetari i Komisionit, Mehdi Ademi dhe anëtarët, Ganimete Dibrani, Bekim Dobra, Endrit Gllareva dhe Erlind Krasniqi.