Me rastin e 14-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina, ka filluar turniri tradicional i 12 me radhë që është mbajtur në kompleksin e futbollit të vogël “Company Bejta” në Poklek. Turniri është organizuar nen patronatin e kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku
Fillimisht në ditën e parë të hapjes së këtij turniri, lojën miqësore e kanë filluar Komuna e Drenasit me përfaqësuesit e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa ditëve në vazhdim do të luajn ekipet nga e mbarë Kosova. Finalja e këtij turniri do të mbyllet në ditën e Çlirimit të Drenasit me 14 qershor.