Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, zyrtarisht të shtunën ka filluar turniri tradicional i 14-ti në Palestrën e Sporteve. Hapjen solemne e bëri Drejtori i Drejtrorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit z.Agron Dubovci.
Në turnirin tradicional të futbollit të vogël "Rasim Kiçina" do të marrin pjesë rreth 100 ekipe në futboll të vogël nga mbarë Kosova, ndërsa pas ndeshjeve që do të zhvillohen për dy javë, me 14 qershor në Ditën e Çlirimit të Komunës së Drenasit do të mbahet edhe finalja e dy ekipeve që arrijnë deri në finale. Ndeshja e parë miqësore ëshë zhilluar nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Uluët "Rasim Kiçina" në Drenas dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët "Migjeni" në Baicë.