Për shpërndarjen e kontinjereve për ekonomit familjare në fshatin Vërboc, ishin të pranishëm drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajli-Thaqi, menaxheri i ndërmarrjes “Pastrimi” Muhamer Qelaj, përfaqësues të organizatës CEDE dhe administratori i fshatit.
Në fshatin Vërboc të Komunës së Drenasit të shtunën janë shpërndarë kontinjeret 120 litërshe në secilën ekonomi familjare. Projekti për menaxhimin e mbeturinave është projekt i Komunës në bashkëpunim me organizatën GIZ e cila është donatore e këtij projekti. Shpërndarja e kontinjerëve është bërë nga kompania “Pastrimi” e cila është përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave. Paraprakisht këtij projekti i ka parapri fushata vetëdijesuese e cila është mbajtur organizuar nga CEDE me përfaqësues të lagjeve të këtij fshati. Nga banorët e fshatit Vërboc ky projekt është mirëpritur pasi që ka një rëndësie të veçanet për ruajtjen e ambientit dhe zgjidhjen e problemit të mbeturinave ne ekonomit familjare. Fadil Tiku, administrator i fshatit falënderon Komunën dhe partneret e këtij projekti që kanë zgjedhur fshatin e tyre për sisteminin e menaxhimit të mbeturinave. Për implementimin e këtij projekti organizata GIZ ka siguruar 500 shporta 120 litërshe të cilat do të shpërndahen edhe në fshatin Kizhnarekë për ekonomit familjare.