Kanë filluar punimet për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit. Faza e parë e punimeve është për rregullimin e rezervarit të ujit i cili do të furnizoj të gjithë fshatin.
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë janë duke implementuar projektin për rregullim e ujësjellësit në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit. Fillimisht është rregulluar impianti për furnizimin me ujë të pijshëm ne një lartësi mbidetare me qëllim të furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë fshatin. Faza e parë e punimeve është në përfundim e sipër, ndërsa këtë vit do vazhdoj edhe faza tjetër. Përmes këtij projekti është planifikuar që të furnizohet i gjithë fshati me ujë të pijshëm.