Filluan punimet në projektin: “Renovimi i objektit të qerdhes së fëmijëve dhe hapësirave gjelbëruese përreth saj në Çikatovë të Re”. Ky projekt ka vlerë 68,887.00 euro dhe është projekt përmes programit “Punë Publike Kosova 2012”. Duke marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë, nevojën për krijimin e vendeve të punës në planin afatshkurtër, në këtë projekt janë punësuar 16 punëtor nga Enti për Punësim në Komunën e Drenasit.