Kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ri të vitit shkollor 2013/14 duke ju dëshiruar suksese dhe cilësi në mësimnxënje.
Të hënën zyrtarisht ka filluar procesi mësimor në të gjitha shkollat e Drenasit, përveç shkollës fillore të fshatit Kizhnarek e cila është ne renovim dhe që pritet të filloj mësimi në fillim të muajit të ardhshëm. Në fillimin e vitit të ri shkollor 2013/14, rreth 14 e 500 nxënës të Drenasit janë ulur në bankat shkollore në gjithsejtë 38 objekte arsimore. Dy shkolla të mesme, 3 çerdhe publike dhe të tjerat shkolla fillore.