Pas suksesit të pilot projektit për menaxhimin mbeturinave të zhvilluar në Tërstenik dhe Komoran vitin e kaluar, edhe këtë vit është duke vazhdar pilot projekti i përkrahur nga organizata gjermane GIZ në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe ndërmarrjen “Pastrmi” në fshatin Vërboc dhe Kizhnarekë.
Fillimisht është duke u mbajtur fushata vetëdijësusese me nxënësit në shkollën e fshatit Vërboc dhe të fshatit Kizhnarekë si dhe me qytetarët e këtyre dy lokaliteteve. Fushatën e ka zhvilluar organizata CEDE e përkrahur nga GIZ-i dhe nga Komuna e Drenasit. Për të implementuar këtë pilot projekt organizata GIZ ka siguruar 500 shporta 120 litërshe dhe 50 kontinjer 1.1 m³. Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën GIZ do të mbahet një punëtori dy ditore me qëllim të zgjerimit të menaxhimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Drenasit.